Ngrihen akuza të reja kundër kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny

schedule23:37 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 23:37 - 1 Dhjetor, 2023

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny deklaroi të premten në rrjetet sociale se ishte informuar për akuza të reja penale kundër tij.

Navalny, 47 vjeç, po vuan tashmë dënimet në një koloni penale me më shumë se 30 vjet me akuza, duke përfshirë ekstremizmin, të cilat ai i mohon dhe ka kaluar pjesën më të madhe të dy viteve të fundit në izolim për një sërë shkeljesh të supozuara, shkruan Reuters.

Në komentet e lëshuara përmes bashkëpunëtorëve të tij, ai tha se tani ishte akuzuar sipas nenit 214 të kodit penal, i cili mbulon vandalizmin.

“Unë nuk e kam idenë se çfarë është neni 214 dhe nuk ka ku të shikoj. Ju do ta dini para se ta bëj”, tha ai në kanalin e tij Telegram./abcnews.al