Ngrënia e këtyre ushqimeve do e bëjnë trupin tuaj të ketë aromë të mirë

schedule10:29 - 15 Mars, 2021

schedule 10:29 - 15 Mars, 2021

Të kesh një aromë të keqe në trup mund t’ju bëjë të ndiheni në siklet dhe të turpëruar. Ndërsa aroma jonë diktohet kryesisht nga gjenetika, ajo gjithashtu mund të shkaktohet ose të amplifikohet nga ushqimet që ne konsumojmë.

Abcnews.al më poshtë ju ka sjellë një listë të ushqimeve që ndikojnë në aromën e trupit tuaj. Lexojeni për të gjetur se cilat janë më të mirat për t’u ngrënë.

Kosi vs qumështi

Kulturat aktive të pranishme në kos ulin sasinë e përbërjeve sulfite që shkaktojnë erë. Gjithashtu vitamina D e pranishme në kos ndihmon në luftimin e baktereve të pranishme në gojë, duke ulur kështu erën e keqe të gojës. Nga ana tjetër qumështi përmban kolinë, e cila mund të shkaktojë erë të keqe në trup.

Çaji bimor vs kafja

Çaji bimor është një burim i shkëlqyer antioksidantesh. Sa më pak toksina të ketë trupi, aq më e mirë do të jetë era e sa. Kafeja apo ndonjë pije tjetër me kafeinë mund të shkaktojë aromë të keqe të trupit, informon abcnews.al.

Molla vs lulelakra

Për shkak të vetive pastrues natyrore, mollët ndihmojnë kundër erës së keqe të gojës. Lulelakra nga ana tjetër përmban kolinë, një lëndë ushqyese e ngjashme me vitaminën B e cila mund të shkaktojë erë të keqe në trup.

Portokalli vs kungulli

Frutat agrume kanë një erë të shkëlqyer dhe përthithen lehtë nga trupi, duke përmirësuar kështu erën e përgjithshme të trupit. Nga ana tjetër, kungulli përmban kolinë, e cila metabolizohet në trimetilaminë. Akumulimi i trimetilaminës në trup mund të shkaktojë erë të keqe.

Karadom dhe kanellë vs qepë dhe hudhër

Karadomi dhe kanella jo vetëm që e bëjnë ushqimin tuaj të shijshëm por edhe i japin trupit tuaj një aromë freskie dhe të këndshme, për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër, hudhra dhe qep kanë përbërje organike të squfurit, të cilat metabolizohen dhe eliminohen kryesisht përmes poreve në trup, duke shkaktuar aromë të keqe, informon abcnews.al.

Selino vs asparagus

Selinoja ndihmon trupin tuaj të lirojë feromonet, duke bërë kështu të dukeni më tërheqës për seksin e kundërt. Ndërsa acidi asparagusik në asparagus ka në përbërje squfur, që mund t’ju sjellë erë të padëshirueshme në trup.

Peshku i bardhë vs mishi i kuq

Mosngrënia e mishit të kuq do t’ju bëjë të mos keni aromë të pakëndshme trupi. Nga ana tjetër, mishi i bardhë, si ai i peshkut, është një zgjedhje më e mirë, sepse nuk çliron të njëjtat aroma si mishi i kuq. Pra, nëse po planifikoni të shkoni në një takim, zgjidhni të hani peshk, informon abcnews.al.

Farat e fenugreek vs fara kungulli

Farat e fenugreek ndihmojnë për të përmirësuar shëndetin tuaj të tretjes dhe ndihmojnë në procesin e largimit të toksinave që shkaktojnë erë të keqe nga trupi. Farat e kungullit përmbajnë nivele të larta të kolinës dhe është një agjent i njohur që shkakton erën e keqe./e.b-abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!