Turneu ballkanik i futbollit të amputuarve i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n ngriti siparin me ndeshjen e parë ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipi përfaqësues i Turqisë fitoi me rezultatin 11-0, në një ndeshje të zhvilluar me dy pjesë, secila nga 25 minuta.

Në nisje të eventit u mbajt një fjalë përshëndetëse nga ambasadori i strategjisë së përgjegjësisë sociale të FSHF-së, Jonid Ferhati, i cili nënvizoi rëndësinë dhe fokusin e këtij turneu te përcjellja e mesazhit që futbolli është për të gjithë.

Ditën e nesërme do të zhvillohet ndeshja e dytë, ajo mes Turqisë dhe Kosovës në orën 11:30, ndërsa ndeshja përmbyllëse e turneut do të zhvillohet në datën 18 tetor, mes Shqipërisë dhe Kosovës, në orën 10:00. /FSHF

Balkan Region Amputee Tournament:

Turqi – Kosovë 17.10.2024 11:30 Shtëpia e Futbollit

Shqipëri – Kosovë 18.10.2024 10:00 Shtëpia e Futbollit