Florenti dhe Lorentina janë çifti më simpatik në rrjetet sociale. Por pjesë e vlog-eve të tyre është bëre dhe Shefki, gjyshja e tyre. Një nënë tipike tradicionale e cila bisedon me ta për tema të ndryshme.
Ata ishin të pranishëm këtë të martë në “ABC e Pasdites”, ekskluzivisht me moderatorin Ermal Peçi ku zhvilluan një bisedë miqësore dhe të këndshme. Ermali nuk ngurron aspak ta “ngaçmojë” nëna Shefki pikërisht për daljen e saj në Youtube. Ai prek temën që e bëri virale në Youtube, atë të ardhjes në jetë të fëmijëve.
“A duhet të bëjmë çiftet shqiptare më shumë fëmijë?” – I tha Ermali
“Po duhet të kenë shumë, problem i madh. Shumë keq. Të kam si djalë Ermal, por rinia po shkon në shtete të huaja, po humbin”
Ndër të tjera krijohet një situatë me humor dhe Ermali i thotë nëna Shefkit t’i gjejë një nuse. “A ta marr nga Shqipëria apo nga Kosova?”, e pyet ai.
“Me ta thonë një fjalë, du me ta gjet nga Gjermani, por vetëm du me dit kushet”.
Duke qenë një bisedë mes brezash Ermali e pyet se ku i kursente lekët, ajo me shumë sinqeritet ngre bluzën për të treguar se i mbante në gjoks, sikur nënat dikur.Momenti shkakton siklet mes të rinjve por ajo nuk ndalet dhe tregon kuletën që mbante nën bluze me para dhe mjete identifikuese.