Ngoo te Tirana? Menaxheri: T’i japin njëherë paratë që i detyrohen!

schedule08:30 - 16 Tetor, 2020

schedule 08:30 - 16 Tetor, 2020

Michael Ngoo është ende lojtar i lirë dhe një rikthim te Tirana mbetet ende opsion. Sulmuesi, i cili vjet ishte protagonist me 13 gola e 15 asiste, nuk e pranoi ofertën fillestare të kampionëve. 8500 euro në muaj nuk ishin mjaftueshëm, ndërkohë që te Tirana po e ndjejnë mungesën e tij.

Trajneri Emanuel Egbo, i pyetur nga abcnews.al nëse do të e mirëpriste një rikthim të Ngoo në skuadër, pas ndeshjes miqësore me Shqipërinë U21 deklaroi: “Normalisht e mirëpres, pasi ka qenë pjesë e ekipit.

Nëse do të rikthehet, është një lojtar që e ka ndihmuar ekipin, një lojtar që ka pasur një meritë të madhe në golat e shënuar edhe me asistet e dhëna. Kështu që sa më shumë lojtarë të kem përpara në dispozicion, aq më mirë do të jetë për ekipin”.

Së fundmi ka folur edhe vetë menaxheri i Ngoo, Mario Cenolli. Për “Panorama Sport” ai ka qenë i qartë me Tiranën, duke u shprehur se nëse nuk mbyllet kontrata e vjetshme nuk mund të bisedojnë për një marrëveshje të re.

Kampionët ende nuk e kanë shlyer sulmuesin dhe në fakt ai prej kohësh ua kishte bërë të qartë që nëse duan të flasin atëherë  duhet t’i japin atë që i takon nga sezoni i shkuar. Deri më tani nuk ka një zgjidhje dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!