Ngociatat, liberalët e PE bëjnë dallimin e qartë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

schedule18:29 - 2 Korrik, 2020

schedule 18:29 - 2 Korrik, 2020

Komisioni Europian i  ka prezantuar  Këshillit të Bashkimit Europian kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për çeljen e negociatave.

Por vetëm pasi shtetet anëtare ta harmonizojnë versionin përfundimtar të kuadrit negociuese, do të mbahet konferenca e parë ndër-qeveritare.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton për Abc News se liberalët në PE (Reneë Europe) bëjnë dallimin e qartë midis hapjes zyrtare të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ndërkohë që raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyuchyuk shpreson mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut në fund të vitit.

Nga ana tjetër raportusi në hije për Shqipërinë  Michal Šimečka ndalet te kushtëzimi për Shqipërinë: “Kuadri negociues për Shqipërinë duhet të theksojë rëndësinë themelore të forcimit të demokracisë, shtetit ligjor dhe të drejtave themelore.

Kuadri negociues me Shqipërinë duhet të bëjë gjithashtu të qartë kristal që çdo lloj prapambetje ose mungesë të reformave të nevojshme do të pengojë anëtarësimin”. /abcnews.al