Disa ngjyra gjatë verës, veçanërisht ato më intensive, duken më bukur në lëkurën e nxirë. Këto janë pesë ngjyrat që duhet të vishni këtë këtij sezoni:
E bardha klasike
Një fustan i bardhë do t’ju bëjë të dukeni më të nxirë se sa më parë.
E verdha e ndritshme
E verdha dhe të gjitha nuancat e saj do të rrisin shkëlqimin natyror që merrni duke kaluar kohë në diell.
Trëndafili romantik
Hijet rozë pastel ose ato dhe më intensive do të tërheqin vëmendjen dhe do të kontrastojnë me lëkurën tuaj prej bronzi.
Blu e udhëtimit
Çdo nuancë blu do të theksojë dhe më shumë ngjyrën e lëkurës tuaj. Nuancat e ngrohta janë më lajkatare me lëkurën e nxirë, duke bërë që të dukeni më joshëse.
Korali është mbresëlënës
Korali është një ngjyrë shumë verore dhe është ideale gjatë këtyre ditëve të nxehta. /abcnews.al