Nga të gjitha ngjyrat, bezha është një ndër ata që nuk na mërzitet kurrë. Është padyshim një nga më të rafinuarat dhe madje është e aftë t’ju japë një pamje më elegante. Pasi ka pushtuar pasarelat, bezha është kthyer në një ndër nuancat kryesore të sezonit, duke u bërë pjesë e koleksioneve të reja për vjeshtë-dimër.
Nga deveja te lajthia, nga shampanja te karameli: kjo ngjyrë është shumë e lehtë për t’u kombinuar dhe falë nuancave të ndryshme ajo jep një numër të pafundëm kombinimesh. Kombinimi bezhë në total mund të jetë paksa i rëndë, por mjafton të shtoni një aksesor me ngjyrë tjetër për t’u ndier më elegante.
Kombinuar me ngjyra klasike, si e zeza, e bardha, kafja ose bluja, bezha është gjithmonë një garanci dhe konfirmohet si zgjedhja më e mirë e mundshme për një pamje që meriton notën 10. Por, gjithashtu mund të kombinohet dhe me hije të ngrohta sezonale të tilla si e kuqja, me të cilën efekti “wow” është gjithmonë i garantuar. /abcnews.al
Si të kombinoni ngjyrën bezhë me të kuqen