Vjollca është një ngjyrë që jep një mjedis të qetë dhe një notë optimizmi në hapësirë. Për këtë arsye shpesh përdoret në vendet e meditimit, mirëqenies dhe relaksimit. Nëse doni ta përfshini atë në shtëpinë tuaj dhe po pyesni se si do t’i përshtatet estetikës dhe stilit tuaj atëherë ia vlen të lexoni këtë artikull.
- E verdhë e lehtë
Nga kombinimet më klasike dhe karakteristike, nuancat e verdha me vjollcën vijnë për të mbushur në mënyrë unike dhomën. Kombinim i gjallë, modern dhe intensiv, vjollca me të verdhë japin një stil aristokratik dhe mund të përdoret edhe në pikturimin e dhomës së fëmijëve. Gjithashtu, nëse e verdha nuk është në preferencat tuaja të ngjyrave, mund të shtoni artikuj ari për një efekt të bukur.
- E zezë & gri
Një kombinim i shkëlqyer është ai i zi ose gri me vjollcë. Është një zgjedhje shumë e popullarizuar për një hapësirë me dekorim të stilit industrial, pasi jep një stil të guximshëm dhe intensiv. Sidoqoftë, është e këshillueshme që të mos përdorni këto ngjyra në dhoma të vogla.
- E bardhë
E bardha ka aftësinë të nxjerrë në pah vjollcën dhe nuancat e saj. Nëse hezitoni të përdorni ndonjë nga ngjyrat e mësipërme, atëherë e bardha është zgjidhja më e lehtë. Në fakt, për shkak se efekti nuk është intensiv, ju mund ta dekoroni hapësirën tuaj ashtu siç dëshironi pa pasur frikë se do të duket e mbingarkuar.
- Ari & Portokalli e Lehte
Në të njëjtën mënyrë, e verdha dhe ari dhe portokallia e lehtë krijojnë një kombinim edhe më të guximshëm me vjollcën. Këto ngjyra i përshtaten çdo hapësire, por keni nevojë për një trajtim të kujdesshëm të dekorimeve që zgjidhni. Nëse zgjidhni ngjyrën portokalli, preferoni nuancat e lehta për muret tuaja si pjeshka dhe salmoni dhe shihni hapësirën tuaj të transformohet. /abcnews.al