Kulla Eifel në Paris është mbyllur pasditen e së hënës pasi një person është parë teksa ngjitej në pjesën e jashtme të saj. Kompania që kontrollon strukturën ikonë të kryeqytetit francez konfirmoi ngjitjen e personit dhe më pas evakuimin e të pranishëmve. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë patrullat e policisë dhe efektivë të repartit të zjarrfikësve. Sheshi përreth kullës u boshatis, ndërsa turistëve iu kërkua që të shtynin vizitën e tyre. Edhe rrugët që rrethojnë zonën e bllokuan gjithashtu nga policia, duke ndaluar qarkullimin. Mediat franceze raportojnë se policia vendosi një linjë kontakti me ngjitësin e paidentifikuar, i cili nisi të negociojë me një zjarrfikës lidhur me veprimin e tij, motivet e të cilit janë ende të paqarta./ABC News Albania 24/7
Ngjiti pa leje Kullën Eifel, “alpinisti” negocion me zjarrfikësit
schedule19:00 - 20 Maj, 2019
schedule 19:00 - 20 Maj, 2019