Këtë të mërkurë në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi u bisedua pr vullnetarizmin, kryesisht tek të rinjte. Mirgit Vataj, Megi Ruka dhe Xhesika Maçi nënvizuan se vullnetarizmi në vendin tonë është puna më pak e pëlqyer dhe nuk mekanizma të duhur për t’u nxitur.
Ermali i pyet të rinjtë profesionistë se “Ata që nisin vullnetarizmin me patjetër duan të shkojnë tek politika? Ju besoj nuk i keni harruar të rinjtë që ngjisnin postera me shpresën se do aderoheshin në një parti?”

“Është pak synim, por që nuk do doja që të ishte kjo arsye. Por mund të ketë edhe rezultate suksesi të tilla”, tha Megi.
Ndërkohë që aktivisti Vataj shtoi se e ka bërë vetë atë punë dhe se njeh shumë në Shqipëri që janë në politike, por e kanë nisur jeten profesionale duke bërë punë vullnetare apo ngjitur e postera.
“Unë e kam bërë vetë atë punë (qesh). Nëse rinia përfshihet nuk ka asgjë sepse ngjitja e posterave ndodh në gjithë botën. Unë njoh shembuj pozitiv në Shqipëri, ndoshta nuk janë në rreshtin e parë të politikës, por që janë shumë të mirë në ambicien e tyre, të cilët e kanë nisur pikërisht nga kjo gjë, duke ngjitur postera. E mira është që të përfshihen në politikë, por jo të indoktrinohen në politkë”, tha Vataj.
Gazetarja Xhesi tha se e do ishte shumë mirë që dikush ta nisë punën vullnetare si dëshirë për të ndihmuar e më pas ta kthej në qëllime politike apo parti politike.

