Ngjela: Nëse shteti abuzon me gjendjen e jashtëzakonshme ngrihuni dhe rrëzojeni

schedule21:17 - 9 Shkurt, 2021

schedule 21:17 - 9 Shkurt, 2021

A abuzon qeveria me gjendjen e jashtëzakonshme? Avokati i njohur Sparak Ngjela thekson se nëse shteti abuzon me gjendjen e jashtëzakonshme atëherë qytetarët duhet të ngrihen dhe ta rrezojnë.

I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, avokat Ngjela sqaron se gjendja e jashtëzakonshme është domosdoshmëri kushtetuese, për ruajtjen e ekuilibrit shoqëror.

Ngjela deklaroi se gjendja e Jashtëzakonshme nuk është vendosur ende ne Shqipëri. Avokati shpjegon se kur qeveria Abuzon me gjendjen e jashtëzakonshme atëherë populli duhet të rrëzoje qeverinë dhe maxhorancën që e ka votuar në parlament këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme është domosdoshmëri kushtetuese, për ruajtjen e ekuilibrit shoqëror. Në rast se qeveritë e caktuara krijojnë situata të paqenë të nevojshme dhe gjendja e jashtëzakonshme më kufizon edhe liri të tjera të miat, atëherë është faji i abuzimit shtetëror, ndaj qeveria duhet të rrëzohet me votë ose me forma të tjera. Ne duhet të flasim për gjendjen e jashtëzakonshme si koncept juridik, është domosdoshmëri juridike e cila zgjidhet me nen kushtetues.

Gjendja e jashtëzakonshme nuk është vendosur ende në Shqipëri.

Ne këtu po flasim nëse gjendja e jashtëzakonshme është abuzim i shtetit apo nevojë shoqërore. Sigurisht që nevojë, nëse shteti abuzon rrëzojeni qeverinë, edhe vet maxhorancën që është në parlament, sepse gjendja e jashtëzakonshme del nga një ligj, i cili del nga një parlament i zgjedhur nga populli. Ndaj gjendja e jashtëzakonshme është një nevojë e domosdoshme e cila në momente të caktuara rikrijon ekuilibrin shoqëror,” deklaroi mes të tjerave Spartak Ngjela në emisionin “Refleksione.”/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!