Avokat Spartak Ngjela në një intervistë për Radar në ABC ka analizuar një status të bërë në profilin e tij në Facebook ku shkruante në lidhje me fitoren e Biden në SHBA dhe çfarë do të thoshte një fitore e tillë për politikën në Shqipëri.
Ngjela gjatë fjalës së tij për gazetaren Jonida Shehu është shprehur se i gjithë korrupsioni dhe klasa politike shqiptare ishin të lidhur me Trump nuk e prisnin fitoren e Biden.
Ndër të tjera ai ka theksuar se një fitore e tillë do të çojë drejt një unifikimi kombëtar, pasi Kosova është dhe fokusi kryesor pasi aktualisht Shqipëria është një vend në NATO.
“Basha është në proces penal me financime ruse, gjithë korrupsioni shqiptar nuk e priste fitoren e Biden, sidomos niveli i një statisti të lartë që doli në Amerikë, me Trump e kishin shpresën se mund të bënte lëshime Rusisë në Ballkanin Perëndimor. E keni parë si sillet Vuçiç pas daljes së Biden është bërë blozë. E keni parë që Putin akoma s’ka bërë urim e ke parë që Amerika në gjendje të rendë dhe ai luan golf i quani normale. Ka ardhë një statist i madh në Amerikë. Rama ka qenë me Trump, gjithë korrupsioni është me të.
Ne kemi parë një Grenell, nuk flitet për Shqipërinë se ajo është në NATO këtu flitet për Kosovën. Ne kishim një Grenell që ishte me serbet, Beogradi ishte në gëzim të madh ka qenë në nivel të lartë të interesit të fitores së Trump. Nga shkurti do të kemi shenja për bashkim kombëtar, pasi pas 20 janarit merr postin dhe presidenti i ri”, është shprehur Ngjela./abcnews.al