Ngjela flet për misionin e ambasadores së re: Amerika nuk të lutet, i ka zbuluar hajdutët

schedule18:31 - 17 Janar, 2020

schedule 18:31 - 17 Janar, 2020

I ftuar në studion e “ABC News”, avokat Spartak Ngjela thotë se politikanët janë të trembur jo vetëm nga reforma në drejtësi por dhe ndryshimi i sistemit. Sipas tij Shqipëria po shkon drejt shkatërrimit.

“Shqipëria po shkon drejt shkatërrimit. Shqiptarët kërkojnë të ikin nga Shqipëria, ikin kur ia ka sjellë në majë të hundës rrethi politik, nuk po rrëmbejnë anijet, por është ikje e madhe. Nëse politika amerikane e do egzistencën e Shqipërisë duhet të eliminojë korrupsionin. Vendi nuk prodhon asgjë, as gozhdë”, tha Ngjela.

Avokati tha ndër të tjera se dy janë gjërat që detyrojnë shqiptarët të ikin: “frika e represionit dhe varfëria”. Ku ka shqiptarë që nuk e di se këta janë bërë milionere duke vjedhur shqiptarët”.

Endri Xhafo: Çfarë prisni nga ardhja e ambasadores së re amerikane?

Ngjela: Veprim të shpejtë antikorrupsion! Politika amerikanë nuk të lutet, nuk të çon nga çadra në parlament me gjuhë diplomatike, kanë nxjerrë dokumentat sepse këta nuk nënshtrohen pa nxjerrë dokumentet. Shqiptarët po presin me ngulm SPAK-un, presin goditje penale. Propaganda, faktet dhe mënyra sesi kanë vepruar me korrupsionin e kanë parë që janë hajdute. Këta bëjnë pallate, vila, budallenj i dini njerëzit?! Këta thonë ma dhuroi xhaxhai, duhet të provosh që me rrogën ke bërë këtë biznes”,  tha Ngjela.

Gjithashtu ai u ndal edhe te tensionet SHBA-Iran ku u përfshi edhe Shqipëria.

“Korrupsioni ishte me Iranin, do godasi Irani Shqipërinë, thonin. Irani nuk pati kurajo ti binte bazës amerikane, i holli jashtë, për të gënjyer popullin e vet. Këta tanët prisnin goditjen sepse duan destabilizim. Basha me revoltat e mëdha kërkonte destabilizim e Shqipërisë, këta u treguan infantile politikë. Politika nuk bllokohet”, tha Ngjela.

Ndër të tjera avokati theksoi se ambasadorja amerikane për kërcënimin e Iranit u shpreh: “Nuk pyesim, jemi dy shqiponja, gjë të cilën sipas Ngjelës nuk e ka thënë për asnjë vend tjetër, por e tha për Shqipërinë.

“Ligji do ti kapë të gjithë. Duhet të vendosim drejtësi në botën shqiptare, këtë nuk e kuptojnë dot këta. Politika amerikane kërkoi garanci nëpërmjet ligjit. Kur shikojnë mllefin e popullin nuk tolerojnë ata, sepse humbasin prestigjin në opinionin publik shqiptar.

Pyetje: Rudina Hajdari ka një të ardhme në politikën shqiptare?

Ngjela: Është në progres dhe ka përkrahjen e ndërkombëtarëve.

/abcnews.al

Lexo edhe:Ngjela për liderët e politikës: SPAK u ka gjetur paratë offshore. Marrëveshjet s’janë puthje

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!