Ngjela: FBI ka sjellë 60 dosje hetimi për politikanët, me ngritjen e BKH-së nis puna

schedule20:11 - 19 Nëntor, 2020

schedule 20:11 - 19 Nëntor, 2020

I ftuar në Radar në ABC avokati Spartak Ngjela ka analizuar ngritjen e Byrosë Kombëtare të hetimit që sipas tij pritet që të ngrihet së shpejti.

Ngjela në fjalën e tij në ABC ndër të tjera ka deklaruar se tashmë kanë ardhur nga FBI 60 dosje hetimi që përfshijnë nivelin më të lartë të politikës Shqiptare.

Ai ka theksuar se tashmë pritet vetëm ngritja e Byrosë Kombëtare që të nisë dhe hetimi për dosjet e ardhura.

LEXO EDHE: Ngjela në ABC: Basha, Rama dhe gjithë korrupsioni shqiptar ishin me Trump

Kanë ardhe 60 dosje nga FBI nga ndërkombëtaret askush nuk e di se kush rri brenda. Janë 60 dosje nga investigatorët e huaj për nivelin e lartë të politikës, por pa Byronë Kombëtare nuk mund të nisë hetimi. Prokurori nuk heton, por merr hetimin dhe kontrollon. Është hetimi, prokurori dhe Gjykata,  e ka pas dhe komunizmi, kjo nuk mund të ndalojë, e keni parë që këto e kanë ndaluar Byronë Kombëtare në shumë forme, por tashmë e kanë të pamundur pasi 30 dolën këtu dhe 30 pritet që të vijën nga Amerika hetues, të cilët do të aplikojnë dhe kryetarja do i bëjë hetues,” ka thënë avokat Ngjela./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!