Ngjela: Berisha, Basha dhe Meta janë përgjuar duke prishur reformën

schedule17:22 - 30 Maj, 2020

schedule 17:22 - 30 Maj, 2020

Drafti përfundimtar i Komisionit të Venecias, lidhur me përplasjet mes Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë për emërin e anëtarve të gjykatës kushtetuese i dha të drejtë kreu të shtetit për qëndrimin që ai mbajti.

Por për avokatin Spartak Ngjela, Venecia nuk do të ndryshojë fatin politik të Metës për tu shkarkuar nga detyra.

“Këto janë shkelje të Gjykatës Kushtetuese. Le të thotë çfarë të dojë “Venecia”, ai ka shkelur kushtetutën. Për mendimin tim do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese për tu pushuar si President dhe do të shpëtojë Shqipëria.

Nuk merrem fare unë me ata (Komisionin e Venecias), Presidenti ka shkelur dy herë kushtetutën, me shkelje të kushtetutës shkon nën akuzë për pushim, pushimin e ka Gjykata Kushtetuese dhe vetëm kjo gjykatë e arsyeton nëse është shkelje e rëndë apo nuk është shkelje e rëndë”, thekson Ngjela.

Sipas avokatit të njohur, pavarësisht rezistencës që ka në vend për të penguar ngritjen e Gjykatën Kushtetuese, me ndikimin e ndërkombëtarëve institucioni më i lartë i drejtësisë në vend do të jetë funksional së shpejti.

“Gjykatën Kushtetuese e ka bllokuar Meta sepse nuk do të shkojë atje. Por këta e kanë gjetur zgjidhjen, shpejtë do të shihni se do të emërohen antërët e Gjykatës Kushtetuese. E kanë gjetur zgjidhjen, do emërohen anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe do të hetohet Meta. Nuk mund të rrimë dot pa Gjykatë Kushtetiese”, sqaron avokati.

Ngjela është i bindur se ndaj kujt adresoheshin mesazhet e koduara të ambasadores së SHBA, Yuri Kim për një komplot të mundshëm për të vrarë reformën në drejtësi.

“Këta kanë dashur ta deformojnë. Treshja ishte kryesore, Berisha, Meta dhe Basha. Duket sikur Basha ka devijuar, bravo i qoftë nëse ka devijuar sepse nuk e ndalojnë dot reformën. Kur ndërhyn ambasadorja amerikane, kuptohet ka pasur të dhëna nga shërbimet që këta mund të jenë takuar, mund të kenë folur që do bëjmë këtë apo atë. Ndaj edhe ajo i ka dalë përpara dhe natyrisht shumë mirë ka bërë”, deklaron Ngjela.

Në draftin e tyre, ekspertët e Venecias e shohin tejet problematike situatën e krijuar në Shqipëri, ku ende Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk janë plotësisht funksionale,duke vlerësuar se “procedura e nevojshme e vettingut pati efekte më të gjera nga sa parashikohej fillimisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!