Ngjarjet në Shkodër, Hodaj: Do kemi së shpejti rezultate

schedule20:22 - 1 Prill, 2019

schedule 20:22 - 1 Prill, 2019

Krimi ka mbërthyer qytetin e Shkodrës. Vrasja e dy vëllezërve Bilali duket se ka tronditur sërish qytetin e kulturës dhe traditës. Në një lidhje me emisionin “Byro Politike” zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj është shprehu se shumë shpejt policia do ketë rezultate konkrete për këto ngjarje.

“Është një situatë ku siguria publike ka pësuar disa goditje për një seri arsyesh që po hetohen. Do ketë rezultate për ngjarjet e ndodhura në Shkodër.  Ka disa pista dhe besoj që më e rrahur është ajo e segmenteve të krimit të organizuar por nuk përjashtohet ndonjë mundësi tjetër.

Kemi një proces hetim përfshirë edhe atë të lidhjes së 2 apo më shumë ngjarjeve me njëra-tjetrën. Këto episode kanë nevojë për reflektim por edhe për veprim të cilin besoj se policia do e bëjë. Fenomeni i krimit të organizuar nuk lindi nga sot nesër dhe ka marrë dhe kohën e tij. Janë fenomene mbi 20 vjeçare dhe  Shkodra ka pasur numra edhe më të rëndë se kaq”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!