Ngjarjet në Kumanovë. Gjykata e Shkupit do të vendosë sot për 37 të akuzuarit

schedule11:00 - 2 Nëntor, 2017

schedule 11:00 - 2 Nëntor, 2017

Gjykata Penale e Shkupit sot merr vendimin për ngjarjet në “Lagjen e trimave” në Kumanovë ku në maj të vitit 2015 gjatë përleshjes së Forcave të sigurisë dhe një grupi të armatosur, mbetën të vrarë tetë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Maqedonisë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur. Vendimi duhej të merrej në 17 tetor, por u anulua për shkak të zgjedhjeve lokale me kërkesë të Ministrisë së punëve të brendshme të Maqedonisë.

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për 37-të të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist. Avokatët e të akuzuarve, nga ana tjetër, kërkojnë lirimin e tyre, pasi sipas tyre ka mungesë të dëshmive për veprën  penale.

Më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë.

Ministria e punëve të brendshme deklaroi se janë marrë masa të ashpra sigurie përreth ndërtesës së gjykatës në Shkup ku është bllokuar dhe trafiku i automjeteve

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!