Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Kriminale Tonin Vocaj, mesditën e kësaj të hëne janë takuar me drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Burime për Abc News bëjnë me dije se ky takim ka pas në fokus ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vendin tonë, dhe luftën ndaj trafiqeve të paligjshme.
Gjithashtu mësohet se pjesë e këtij takimi kanë qenë dhe përfaqësues ndërkombëtarë nga Britania, USA, Belgjika, Austria, Spanja, Kosova dhe EUROPOL.
Sipas informacioneve mësohet se mes drejtuesve të lartë të policisë dhe përfaqësuesve ndërkombëtar është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin institucional dhe ndërkombëtar në luftën kundër veprave penale dhe në fushën e trafiqeve të paligjshme. e.su./abcnews.al