Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Padovas në Itali. Mediat vendase raportojnë se një49-vjeçar ka vrarë me thikë dy fëmijët e tij, vajzën 15-vjeçare dhe djalin 13 vjeç. Më pas, me të njëjtën thikë, mësohet se ai i ka dhënë fund edhe jetës së tij.
Ngjarja pak ditë para Krishtlindjeve ka tronditur qytetin e vogël Trebaselghe, në veri-lindje të provincës së Padovës. Një shtëpi dykatëshe në via Sant’Ambrogio, e banuar nga Alessandro Pontin, 49 vjeç dhe fëmijët e tij Francesca, 15 vjeç dhe Petro, 13 vjeç, u bërë papritmas vendi i krimit të rëndë brenda familjes.
Burri ishte divorcuar prej kohësh nga gruaja e tij dhe nëna e dy viktimave, e cila jeton në një shtëpi tjetër, jo shumë larg, përcjell abcnews.al.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë hetuesit dyshojnë se dy fëmijët kanë tentuar të shpëtojnë pasi kanë parë babanë e tyre me thikë në dorë. Por 49-vjeçari është treguar i pamëshirshëm duke i goditur me thikë për vdekje dy fëmijët dhe më as me të njëjtën thikë ka vrarë edhe veten.
Ishte vëllai i 49-vjeçari, i cili pa trupat e pajetë në banesë, ndërsa lajmëroi menjëherë policinë. Karabinierët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen motivet që e shtynë babain 49-vjeçar të kryente krimin e rëndë. g.v/abcnews.al