Ngjarja te “Fan Noli”/ Dragoti: Adoleshentët nuk kanë pjekuri emocionale, prindi investon, por nuk ndëshkon fëmijën

schedule20:43 - 19 Nëntor, 2024

schedule 20:43 - 19 Nëntor, 2024

Kryeqyteti u trondit këtë të hënë me ngjarjen e rëndë në shkollën “Fan Noli” ku mbeti viktimë një 14-vjecar dhe që tërhoqi vëmendjen e medias dhe instancave përkatëse.

Në studion e “Real Story” në ABC News  u diskutua dhuna si mjet zgjidhje konfliktesh mes të rinjve, si dhe ndikimi I shoqërisë dhe politikës si modele që të rinjtë ndjekin.

Psikologu Edmond Dragoti u shpreh se politika ka një rol në klimën që krijohet në shoqëri, por nëse ajo imponon se sukses arrin ai që bërtet më shumë, që ofendon më shumë, këto ngjarje nuk shmangen vetëm me edukim.

“Politika natyrisht ka një rol të rëndësishëm në klimën që krijohet në shoqëri, sepse menaxhon median, pushtetin, paratë. Teknika e suksesit të saj është manipulimi. Është bërë mjeshtër i manipulimit. Tek ne politika më tepër zhurmon dhe krijon paqëndrueshmëri. Të huajt që vijnë në Shqipëri e konsiderojnë si një vend të sigurt, Franca, Gjermania, Madridi nuk janë të sigurt. Ndërsa Shqipëria për të huajt konsiderohet i sigurt, ne mendojmë të kundërtën sepse ndikohemi nga politika. Të gjitha këto krijojnë sikur po bëhet nami, sepse secili gjeneron idenë e pushtetit sikur është i zoti i fortë. Mund të bësh cfarë të duash mjafton të jesh deputet, të jesh në politikë. Kjo i çliron dhe brezat që vijnë më pas në aspektin e përgjegjësisë. Fëmija nuk ka pjekurinë sociale dhe nuk mban përgjegjësinë, por marrin një kulturë nga familja, por nëse politika të imponon që sukses ka ai që është agresiv, bërtet më shumë , ofendon më shumë, këto ngjarje nuk shmangen thjesht me edukim.”

Profesori theksoi në fjalën e tij se brezi i sotëm i adoleshentëve nuk ka pjekuri të mjaftueshme emocionale dhe se prindi investon tek fëmijët, por nuk i ndëshkon.

“Shqetësimi juaj është dhe shqetësimi i prindit, ajo pjesa mosbesuese për brezin e ri është pjesë e prindit. Secili brez adoleshentësh ka pasur ndjesinë e dhunës dhe agresivitetit. Dhe atëherë bullizoheshin nëpër shkolla. Kjo funksionon në çdo brez. Problemet e moshës janë specifike. Shumë prindër e kanë të vështirë të njohin fëmijën e tyre sepse ndryshon vazhdimisht. Bën analiza më bukur se ty, në aspektin e pjekurisë morale është I realizuar, njeh të drejtat e tij, I kërkon llogari mësuesit, por nuk ka pjekurinë e mjaftueshme emocionale. Nuk di të reagoj tani dhe pastaj. Ka impulsin brenda vetes dhe si prind e ke vështirë ti bësh një vërejtje sepse parashikon rebelimin e tij, sepse këtë e bën për të krijuar veten e tij ndryshe nga të rriturit. Heronjtë e tyre janë të fortët. Ngjarja është disi specifike. Në mësime ka qenë shumë mirë, nuk është aspekti I të mësuarit, është papjekuria emocionale që edukohet në familje. Shkolla edukon me disiplinë, me ndëshkim, në të dyja këto forma. Mungesa e ndëshkimit në familje është bërë e zakonshme. Prindi investon në të mira materiale, por nuk e ndëshkon.” /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!