Ngjarja në Selenicë, flet vajza që dyshohet se është përdhunuar: Më kërcënoi me thikë

schedule15:18 - 17 Korrik, 2022

schedule 15:18 - 17 Korrik, 2022

Detaje tronditëse kanë dalë nga dritë nga ngjarja që ndodhi në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçari Vitrin Çobaj mbajti peng për rreth katër orë anëtarët e një familjeje. Kryeplaku i fshatit, Qemal Malaj tregoi se vajza e dytë e familjes i shpëtoi nga duart autorit dhe ka kërkuar ndihmë te bashkëfshatarët.

Vajza, në një prononcim për mediat, ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar. Ajo thekson se e ka kërcënuar dhe se e ka dhunuar. “Erdhi në shtëpi dhe më mori për bluzë dhe më çoi në një kasolle bagëtish. Dhe pastaj ushtroi dhunë. Jam shumë e trembur. Ia tregova të vërtetën policisë, të gjitha ata që kanë ndodhur.

LEXO EDHE: “Babi, më bëri gjëra që nuk t’i them dot”, ngjarja horror në Selenicë, flet kryeplaku i fshatit, si shpëtoi nga duart e autorit vajza e dytë e familjes

Më ka kërcënuar me thikë në grykë. Uroj që ai zotëria të dënohet njëherë dhe përgjithmonë”, ka rrëfyer vajza. Ndërkohë, në dëshminë që ka dhënë kryeplaku i fshatit, lidhur me dyshimin se nëse ai ka abuzuar seksualisht me të miturën është shprehur se ajo në fillim e ka mohuar një diçka të tillë para policisë.

Por më vonë ajo i ka thënë të atit se ai e kishte përdhunuar dhe se ka bërë me të gjëra të turpshme që nuk ia tregonte dot babait. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!