Ngjarja në Babrru, Luarasi: S’është problemi vetëm te ligji, por edhe te mentaliteti

schedule19:33 - 4 Qershor, 2020

schedule 19:33 - 4 Qershor, 2020

Qytetarë të shumtë marshuna sot në Tiranë as lajmit që ka tronditur opinionin publik për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru.

Për të folur për këtë ishte e ftuar në “Mbrmje në Abc”, pedagogia Iris Luarasi një nga mbështetëset e marshimit.

Luarasi u shpreh se problemi në Shqipëri nuk është vetëm tek zbatimi i ligjit, por edhe mentaliteti i shoqërisë.

Ne dimë që është ligji dhe është edhe “Maliqi”. Ne kemi problemin e zbatimit të ligjit. Unë nuk mendoj  se çdo gjë varet nga ligji, sepse kemi edhe mentalitetin shoqëror.

Rastin që u bë simbol i marshimit, është rast i përsëritur. Është ai i Kavajës që ka të njëjtën rrjedhë. Ti shikon në një komunitete të vogël që të gjithë e dinë atë që po i ndodh një fëmije dhe të ngrejnë telefonin ti bien një numri. Sepse mentaliteti i njerëzve…kolegët gazetarët më thonin se është e tmerrshme.

Arsyeja që ndodhi gjithë kjo gjë e bukur te sheshi “Nënë Tereza”, brenda shoqërisë shqiptarë ka pafund zëra. Patjetër që do edhe ndryshime ligjore”, u shpreh Luarsai, ndërsa shtoi se do i shkojnë deri në fund.

“Kësaj gjëje ne do i shkojmë deri në fund”, tha ajo, ndërsa mori edhe mbështetjen e gazetares Mirela Milori. /abcnews.al