Kjo është Firdes Çekiçi, 70 vjeçarja që u masakrua për vdekje nga djali i saj pasditen e djeshme në Pogradec.
Ngjarja horror ka shokuar opinionin publik, pasi 44-vjeçari Olsi Çekiçi vrau nënën e tij, ndërsa i copëtoi trupin.
Abcnews.al ka raportuar më herët se Çekiçi e ka goditur të ëmën me dru në kokë.
Ndërkohë dyshimet paraprake të policisë bëjnë me dije se ai ka përdorur një mjet të quajtur (kosore) për t’i prerë asaj më pas kokën. Edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në trup.
LEXO EDHE: Çfarë ndodhi brenda mureve të familjes Çekiçi, përdori dru dhe kosore për të vrarë të ëmën
Fqinjët e përshkruajnë 44-vjeçarin si perosn problematik dhe përdorues të lëndëve narkotike. Ndërkaq, para hetuesve ai nuk ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë, duke thënë se kjo një ditë do të ndodhte.
Sakaq, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një mesazhi që autori ka gjetur ne telefonin e vajzës së tij.
I afërmi i saj tregoi për mikrofonin e ABC News se autori 44-vjeçar Olsi Çekiçi ka tentuar të vrasë vajzën e tij. Në atë moment gjyshja ka ndërhyrë për të mbrojtur të mbesën e saj.
Por kjo ka rezultuar tragjike, pasi i biri i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor nuk e ka kursyer nënën e tij, duke e masakruar dhe më pas i ka prerë kokën me kosë. /abcnews.al