Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani, ku nëna i ka vënë djalit të saj emrin e ish-të dashurit.
Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Çifti vendosën për një emër tjetër, por teksa po e nënshkruante, babai i fëmijës dalloi se emri ishte krejtësisht tjetër.
Sipas “DailyStar”, burri u shpreh se si ai nuk mund të nënshkruante.
Ai tregoi se si u lidh me të dashurën, pasi ajo kishte pasur një lidhje 8-vjeçare me një tjetër, por në atë kohë lidhje e tyre nuk kishte përfunduar plotësisht.
Ndërsa tashmë, ajo po refuzon të flasë me të deri sa ai të nënshkruajë certifikatën me emrin e ish-të dashurit për fëmijën e tyre. l.k/abcnews.al