I ngarkuar i Sllovenisë me punë në Kiev, ka vendosur heqjen e flamurit slloven, pasi ai dhe flamuri rus kanë ngjyra të njëjta, të bardhë, blu dhe të kuqe, ndërkohë që flamuri slloven ka edhe një logo shtesë brenda.
“Me krenari e kemi ngritur flamurin slloven dhe atë evropian kur jemi rikthyer në Kiev”, ka thënë për mediat vendase Boshtjan Lesjak, i ngarkuar me punë në Kiev.
“Megjithatë, në mëngjes më kanë vizituar përfaqësuesit e gardës nacionale të Ukrainës të shoqëruar nga përfaqësues të policisë, të cilët me mirësjellje më pyetën nëse përkohësisht mund të heqim flamurin slloven, pasi ka ngjashmëri të madhe me atë rus”, shtoi Lesjak.
Kujtojmë që Sllovenia të hënën ka rihapur ambasadën në Kiev, një muaj pasi që kishte evakuuar diplomatët e saj nga Ukraina si rezultat i pushtimit rus.
Në anën tjetër, ambasadori slloven në Ukrainë, Tomazh Mencin, po vazhdon punën nga qyteti polak Rzeszoëa që gjendet afër kufirit me Ukrainë./abcnews.al