Ngërçi politik në Kosovë, Haziri për “Ballkan”: Ka bashkëpunim që do të shkruhet në histori

schedule22:52 - 6 Nëntor, 2019

schedule 22:52 - 6 Nëntor, 2019

Idealin për bashkimin me Shqipërinë nuk na e heq askush, u shpreh deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu gjatë një interviste për “Ballkan”.

“Ideali jonë është që Kosovës t’i kthehet flamuri Kombëtar”, tha Aliu.

Aliu ka komentuar edhe pakicën Serbe, duke sqaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të shkëpusi ndikin e Beogradit në Kosovë.

Gjithashtu nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, në një lidhje të drejtëpërdrejtë  për “Ballkan” ka komentuar rolin për negogocitat midis dy partive më të kryesuara në Kosovë. Si përfaqësues i LDK-së, Haziri thekson se është mirë që marrëveshja të arrihet sa më shpejt me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ka një konsensus nga të dy palët, po punohet që dallimet të shkrihen në mënyrë që të lehtësohet ndarja e qeverisë në të ardhmen. Me kohë do të arrihet një program qeverisës dhe një ndarje e drejtë e pushtetit”, tha nënkryetari i Lidhjes Demokratike në Kosovë.

Ndër të tjera Haziri vuri theksin tek ndarja e drejt e rolit në qeverisje. Ai u shpreh se ka një paqe të bashkëpunimit, një paqe e parë e cila do të shkruhet në histori. Por ne jemi të varur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ende është në procedurë”, tha Haziri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!