Ngërçi për çmimin e naftës: Putin dhe Lukashenko përpiqen të ulin tensionet

schedule12:29 - 8 Shkurt, 2020

schedule 12:29 - 8 Shkurt, 2020

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Biellorusisë Aleksandër Lukashenko kanë veshur uniformat dhe kaskot për të shpenzuar disa orë në pistën e akullit. Të dy janë në mes të bisedimeve për çmimin e furnizimit me naftë, një çështje që po vë në rrezik marrëdhëniet e ngushta tradicionale mes dy vendeve.

Dy liderët janë shumë të dhënë pas kësaj loje dhe kishin bërë të njëjtën gjë dhe një vit më parë gjatë tre ditëve negociatash. Putin mbajti uniformën me numrin 11 dhe Lukashenko i cili kishe mbërritur pak më herët në pistën e akullit, numrin 1. Të dy luajtën në të njëjtën skuadër dhe jo si kundërshtarë. Lukashenko mbërriti në Soçi i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të sektorit të energjisë, pasi akuzonte prej javësh Rusinë se kishte rritur shumë çmimin e naftës dhe se nuk kishte dorëzuar një muaj më parë ngarkesën e porositur.

Presidenti Lukashenko deklaronte se në janar ishin dërguar vetëm 500 mijë ton, një e katërta e 2 milion ton të premtuara. Një javë më parë sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo i kishte ofruar Bjellorusisë të gjithë naftën për të cilën kishte nevojë, duke vulosur në këtë mënyrë rivendosjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendve. Kjo pas akuzave të bëra nga Washingtoni ndaj Lukashenkos për manipulim të zgjedhjeve presidenciale në 2006-ën. Mediat ruse raportojnë se Ministri rus i Energjisë nuk arriti dot në takim si pasojë e motit të keq që vonoi fluturimin e tij. Presidenti rus Putin kërkoi falje për mungesën e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!