Spezia dëshiron të transferojë përfundimisht Rey Manajn nga Barcelona dhe për këtë duhet të paguajë 2.7 milionë euro.
Një ngërç është paga e sulmuesit lushnjar, kurse për të bindur katalanasit Spezia po mendon ta shlyejë shifrën e transferimit në dy këste.
Barcelona e ka në dorë, pasi Manaj është nën kontratë me ta. Gjithsesi dihet nevoja e tyre për para dhe nuk është se do të mendohen shumë për shitjen e sulmuesit. / abcnews.al