Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngeli jashtë listës së kandidatëve për kreun e PD, reagon Ibsen Elezi

schedule22:12 - 23 Maj, 2021

schedule 22:12 - 23 Maj, 2021

Ish kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi ka reaguar pas skualifikimit të emrit të tij nga kryesia për garën e kreut të Partisë.

Elezi në reagimin e tij të parë pas skualifikimit të emrit është shprehur se e priste një vendim të tillë dhe se tashmë pret që të ketë përgjigjen zyrtare për të bërë dhe reagimin e tij përfundimtar.

“Te nderuar miq, tash sapo u ktheva nga Kosova, mora lajmin nga mediat se me kane skualifikuar nga gara per kryetar te  PD.

Jua them me bindje qe e prisja,  e kam deklaruar me pare.

Pres te marr pergjigjen zyrtare dhe me pas do kem prononcimin tim”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!