Ngec në veting drejtori i SHÇBA në Fier, Arben Frashëri

schedule09:30 - 2 Tetor, 2020

schedule 09:30 - 2 Tetor, 2020

Arben Frashëri, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Fier-Berat, në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka ngecur në vetting.

Ai është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Frashëri shkarkohet automatikisht nga detyra, ndërsa ende nuk janë zbardhur arsyet e këtij vendimi.

Ai ka mbajtur disa poste në Policinë e Shtetit ku mes tyre edhe Drejtor i SHÇBA Tiranë./mv. abcnews.al