Ngadalëson besimi në ekonomi në dhjetor, ekspertja e ekonomisë: E ardhmja mbetet dinamike dhe me ndryshime të vazhdueshme

schedule14:29 - 6 Janar, 2025

schedule 14:29 - 6 Janar, 2025

Besimi në ekonomi ka pësuar një ngadalësim gjatë muajit dhjetor. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike u tkurr me 3.8 pikë në fund të vitit 2024 megjithatë, niveli aktual qëndron më shumë se 8 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Lidhur me këtë situatë Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë në një intervistë në emisionin “Money Report” në ABC News, u shpreh se e ardhmja mbetet e panjohur edhe për shkak të ndryshmeve të shpejta dhe dinamike me të cilat është përballur ekonomia.

Gjithashtu gjatë intervistës Nunaj shtoi se e gjithë industria e ndërtimit është një industri ku edhe është bazuar ekonomia.

“E ardhmja duhet thënë se është e panjohur dhe gjithmonë e më dinamike me ndryshimet e vazhdueshme. Faktori psikologjik është pasojë e presioneve që zhvillohen paraprakisht, sidomos muajt e fundit është bërë shumë e analizueshme nëse do të ketë fluks ndërtimi apo jo. Ky sektor vijon të jetë sektor lokomotiv të zhvillimit të ekonomisë. Klienti ndër vite mund të themi se ka ndryshuar dhe sot nuk është më klienti shqiptar me të ardhura të mesme, por klienti shqiptar që ka të ardhura të larta dhe nga ana tjetër klientët që jo rezident përfshirë diaspora dhe të huajt që kërkojnë të investojnë në Shqipëri. Pra ne e dimë që sektori i ndërtimit në tërësinë e zhvillimit të tij ka treguar paqëndrueshmëri. Duke qenë se e ardhmja mbetet e pasigurt në një sektor që po zhvillon aktivitetin është normale që ky sektor të ketë këtë pasiguri edhe pse politikat mbështetëse i kemi parë. Sa i përket tregtisë dhe shërbimeve, krijohet mendimi që nëse ke njësi akomoduese, ajo do të jetë gjithmonë plot. Por sektori i turizmit në një anë është edhe perceptimi, pra ka të bëjë me mënyrën se klienti e percepton ofertën që i ofrohet. Kohët e fundit, fundi i vitit shihet edhe si vazhdimësi e turizmit dhe nga ana tjetër puna për ta shtrirë turizmin në të gjitha stinët ka dhënë rezultate të mira. Mund të them që fluksi i hyrjeve, që kanë një fluks më të lartë në periudhën e pikut është normale që të ketë një disbalancë, por do të ishte më produktive nëse do të bëhej një analizë vjetore. Gjithmonë kur bëhen krahasime duhet të bëhen me të njëjtën periudhë të një viti më parë…”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!