Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në vendin tonë. Këtë të dielë policia e Beratit ka vënë në pranga një 66 vjeçar i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Burime për Abc News bëjnë me dije se i arrestuari është Romeo Oço, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar.
“Nga Specialistët e seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.O, 66 vjeç, banues në Berat. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 16 vjeçar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë një ditë më parë një 46 vjeçar nga Pogradeci është vënë në pranga pasi kishte abuzuar seksualisht me një të mitur./abcnews.al