Xhixhi Buffon do e nisë titullar sfidën e sotme kundër Veronës. 41-vjeçari i Juventusit rikthehet të luajë në Serie A pas një viti e gjysmë. Gardiani vendosi të provonte një aventurë të re sezonin e kaluar, duke pranuar ofertën e PSG-së.
Ai largohej nga Juventusi pas 17 vitesh në fund të një Juventus-Verona të majti të kaluar, sfidë që përloti gjithë popullin bardhezi.
Gjithsesi, legjenda e gjallë e portës vendosi të rikthehet në ekipin e zemrës për të tentuar fitimin e Champions League, kompeticioni i vetëm që i mungon dhe nuk ka arritur ta fitojë ende.
Trajneri Sarri ka vendosur ta zgjedhë titullar në një ndeshje speciale dhe historike. Kjo do të jetë ndeshja numër 902 e Buffon, duke barazuar një mit si Paolo Maldini.
Një rekord pothuajse i pabesueshëm për juventinin, që shpreson që në vijim të kalojë dhe kalojë rekordin e legjendës milaniste. /abcnews.al