Presidenti i Republikës Ilir Meta duket se këtë të dielë e ka thyer karantinës duke lënë zyrën dhe duke udhëtuar drejt vendlindjes së tij.
Gjatë kohës që fundjava është e izoluar kreu i shtetit ka mundur të udhëtojë në Çepan, në vendlindjen e tij ku duket shumë i lumtur.
Përveç një video të postuar në rrjetin social Facebook, presidenti Ilir Meta tregon natyrën që mbizotëron në këto ditë në vendlindjen e tij.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/909986936111366/
“Nga vendlindja ime, Çepani, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë!”, shkruan Meta.
Ndërkohë në vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve nga koronavirusi ka shkuar në 712, ndërsa viktimat në 28, ku viktima më e fundit është një 60 vjeçar nga Tirana./abcnews.al