Nga vendimi i Kushtetueses tek koncensionet 35-vjeçare, avokati tregon betejën për Vjosën

schedule17:15 - 28 Korrik, 2021

schedule 17:15 - 28 Korrik, 2021

Prej me shumë se 20 vitesh shkencëtarë shqiptare dhe të huaj janë të angazhuar për të shpëtuar lumin e fundit të egër në Europën Qendrore, Vjosë. Nismës i janë bashkuar edhe figura të njohura botërore si aktori Leonardo Dicaprio. Në rrjedhën e këtij lumi dhe degët e tij  qëndruan më shumë se javë 30 shkencëtar nga Austria, Gjermania dhe Italia me qëllim studimin.

Të gjithë kërkojnë që Vjosa të shpallet park kombëtar, e cila do të ishte një garanci më tepër për të ndalur ndërtimin e 45 hidrocentraleve në të gjithë lumin. Shoqatat dhe qytetarë të zonave të Kalivaçit dhe Poçemit fituan betejën e parë për të ndaluar ndërtimin e dy hidrocentraleve. Ndërsa lufta do të zhvillohen në gjykatën e administrative të apelit ku kompania kërkon lejimin për të vazhduar punimet.

…………………………………..

Përtej Shqipërisë, aktori i famshëm Leoardo Dicaprio, është angazhuar me mesazhe të përsëritura në betejën për ruajtjen e Vjosës. Ndërsa në qytete të rëndësishme të Europës aktivistë të ndryshëm sensibilizojnë që në Vjosë mos të ndërtohen diga. Kjo është një fotografia e vendosur së fundmi në sheshin kryesore të Milanos. Këtyre zërave të botës së artit i bashkohen peticionet e qindra organizatave ndërkombëtare të angazhuara për ruajtjen e mjedisit. Presioni që vjen prej tyre, detyroi kryeministrin Rama të reflektojë. Ai premtoi se Vjosa do të përfshihej në zonat e mbrojtura me ligj.

Shenjat e shkatërrimit mbi shtratin e lumit të egër janë shfaqur 16 vite më parë në Kalivaç. Por pas largimit të Francesco Beketit koncesioni për të ndërtuar këtë vepër u fitua nga kompania Ayen ALB, ku 92 % e aksioneve zotërohen nga turqit e Ayen dhe pjesa tjetër nga kompania Fusha. Pas kësaj disa organizata mjedisore shqiptare dhe të huaja, shkencëtarë të nga vende të ndryshme dhe banorë të zonës për tre vite me radhe ndikuan tek ministria e mjedisit për të riparë dhe njëherë dokumentin e vlerësimit në mjedis të hartuar nga kompania. Sipas këtij dokumenti ndikimi do të ishte zero. Po studimet e shumta nga shkencëtarë vendas dhe të huaj, faktuan të kundërtën dhe në këtë mënyrw ministria e Mjedisit refuzoi që të japë kompanisë deklaratën mjedisore, e cila do mundësonte nisjen e ndërtimit. Kompania vendoi të padisë ministrinë në gjykatë. Brenda pak kohësh, gjykata vendosi ta rrezojë padinë duke argumentuar se vlerësimi i ndikimit në mjedis nuk ishte i saktë duke marrë në konsideratë edhe studimet e kryera nga organizata që të mbrojtjes së Vjosës.

Vladimir Meçi është avokati që i mbron në gjykatë, banorët e Poçemit që protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit. Ai tregon betejat e deritanishme ligjore të banorëve të Poçemit në kauzën e tyre për të ndalur ndërtimin e HEC-it mbi Vjosë. Beteja është e fituar deri tani por kompania ka ankimuar vendimin në gjykatën e administrative të apelit. Këto dy koncesione kanë një kohëzgajtje prej 35 vitesh dhe më pas i kthehen shtetit sipas kontratës së firmosur. Olsi Nika na tregon se si parashikohet të ndodh ky proces. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!