Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Nga urat e çelikut tek letrat e shpirtit/ Nipi  zbulohen veprat e Gjovalin Gjadrit: Letër Zejnepes sime…

schedule12:28 - 12 Shtator, 2025

schedule 12:28 - 12 Shtator, 2025

Gjovalin Gjadri është një inxhinier e njohur, por së fundmi kanë dalë në dritë edhe veprat e tij dhe botimet e tij letrat. Është inxhinier i cili u diplomua në Vjenë, u kthye në Shqipëri dhe është projektues i një sërë urash, si ajo e Matit dhe të tjera me harqe. Ai është themelues dhe ideator i urave moderne në Shqipëri.

Por, krahas vlerave të tij të pamohueshme si inxhinieri, nuk mund të mbeten pas edhe veprat letrare. “Letër gruas sime të vdekur”, i cili ka parë katër botime, dhe është cilësuar si një prej botimeve më interesante të kohëve të fundit. Humbja nga jeta e bashkëshortes së tij Zejnepes në një moshë fare të re nga tuberkulozi e bën që të shkruajë letra, gruas së tij të vdekur në gjermanisht. Një stil unik dhe artistik.

Ky botim i tij është për të gjithë ata që besojnë jo vetëm tek jeta e përtejme, por edhe tek dashuria e vërtetë që gjendet tek letrat e këtij libri. Së fundmi ka parë dritë edhe vepra e tij dramatike “B2”, e zbuluar pas gjashtë dekadash, një dramë e veçantë që tregon vuajtjen e tij në Bashkimin Sovjetik dhe shpalos ndjeshmërinë e tij.



Nipi i tij, Ervin Gjadri në emisionin “Pas Mesnate” në Abc News, ndan më shumë për gjyshin e tij.

“Në atë kohë ishte e pazakontë që një burrë i shkruante letra gruas, kjo ishte edhe arsyeja që ai shkruaji letrat në gjermanisht. Kam kujtime shumë të bukura me gjyshin. Karakteri i tij ka qenë i ndryshëm nga i babait, më i tërhequr dhe më pak komunikues. Ndaj meje ka pasur një sjellje shumë të dashur. Kur e kam lexuar për herë të parë këtë vepër, jam ndjerë i tronditur”, tha nipi i tij, Ervin Gjadri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!