Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Ukraina te Groenlanda, çfarë u diskutua sot në Mynih?

schedule21:01 - 14 Shkurt, 2026

schedule 21:01 - 14 Shkurt, 2026

Në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, më 14 shkurt, liderët botërorë diskutuan mbi të ardhmen e Groenlandës, marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Evropës, si dhe situatën e vazhdueshme të luftës në Ukrainë. Deklaratat e liderëve botërorë treguan qartë se, edhe pse ekzistojnë sfida, bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet një prioritet i madh për udhëheqësit globalë.

SHBA dhe Evropa, bashkë më shumë se kurrë

Pas një viti tensioni, kur zëvendëspresidenti amerikan JD Vance kritikoi udhëheqësit evropianë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio mbajti një ton krejtësisht të ndryshëm këtë vit. Ai theksoi se nuk është “qëllimi ynë e as dëshira jonë” të ndahen SHBA-të dhe Evropa dhe shtoi se SHBA-të dhe Evropa i përkasin njëra-tjetrës. Deklarata e Rubio-s tregon një përkushtim për partneritetin transatlantik, pavarësisht disa mosmarrëveshjeve të mundshme.



Mbretëria e Bashkuar kërkon lidhje më të ngushta me BE-në

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në fjalimin e tij kërkoi thellimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, duke përfshirë lidhje më të forta ekonomike. Ai theksoi se Evropa duhet të jetë në gjendje të “qëndrojë mbi dy këmbët e veta” dhe të jetë e gatshme të mbrojë popullin dhe mënyrën e tij të jetesës, duke sinjalizuar nevojën për solidaritet dhe përgatitje, në një botë me sfida të shumta globale.

Ukraina: Fokus më i drejtë në bisedime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se gjatë bisedimeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës, shpesh fokusi bie vetëm tek ajo që Ukraina duhet të pranojë ose të lëshojë, ndërkohë që nuk i kërkohet Rusisë që të bëjë të njëjtën gjë. Ai theksoi se kjo nuk është e drejtë dhe kërkoi që bisedimet të jenë më të balancuara, ku të dyja palët marrin përgjegjësinë për të arritur paqen.

Groenlanda, ende në fokus

Çështja e Grenlandës mbetet një temë e rëndësishme në marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Danimarkës. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, konfirmoi se presidenti amerikan Donald Trump vazhdon ta konsiderojë këtë çështje si me rëndësi për SHBA-të. “Mendoj se dëshira e presidentit amerikan është e njëjtë si më parë. Ai ende dëshiron Groenlandën”, tha Frederiksen.

Forca e Bashkimit Evropian

Frederiksen gjithashtu vuri në dukje se reagimi i përbashkët i Evropës ndaj deklaratave të Trump mbi Groenlandën muajin e kaluar është një shembull i forcës kolektive. “Kur qëndrojmë së bashku, tregjet reagojnë”, tha ajo. Ndërkohë, Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, foli për operacionin NATO Arctic Sentry, i krijuar për të reaguar ndaj situatave në rajonin e Arktikut “në një mënyrë të përshtatshme”, duke reflektuar vëmendjen gjithnjë e më të madhe të NATO-s ndaj sigurisë në këtë zonë strategjike.

Liderët konfirmuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe nevojën për një përgjigje të koordinuar ndaj krizave globale, duke treguar se solidariteti dhe bashkëpunimi mbeten shtylla kryesore e sigurisë ndërkombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!