Nga “Turkey” në “Türkiye”, pse shtetet ndryshojnë emrat?

schedule11:09 - 14 Qershor, 2022

schedule 11:09 - 14 Qershor, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Nuk ka më Turqi?

Vendi është përballur shpesh me batuta jo shumë të këndshme pasi shpesh e kanë krahasuar me “gjelin e detit”. Por OKB-ja tashmë ka pranuar kërkesën e saj për t’u njohur zyrtarisht si Türkiye në anglisht.

Kjo mund të jetë një arsye e pazakontë për ndryshimin e emrit por nuk është i vetmi vend që ka ndryshuar emrin.

Pse vendet ndryshojnë emrat?

Arsyeja më e zakonshme është dëshira për të hequr “prangat e kolonializmit”. Që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë vende kanë fituar pavarësinë dhe më pas janë ripagëzuar qytetet, institucionet  për të pasqyruar kulturat vendase, duke hequr dorë në këtë mënyrë nga emrat e imponuar nga europianët që nuk preferoheshin shumë, raporton abcnews.al.

Rodezia, e cila mbante emrin Cecil Rhodes, një kolonizator britanik, ndryshoi emrin në Zimbabve sipas sundimit të shumicës së zezakëve. Kjo vazhdoi edhe pas pavarësisë, pasi udhëheqësit u përpoqën të vendosnin vulën e tyre. Thomas Sankara e ndryshoi emrin e vendit nga Volta e  Epërme në Burkina Faso në 1984.

Joseph-Desiré Mobutu kishte një qasje tjetër për emrat. Ai e ndryshoi e tij në Mobutu Sese Seko dhe i detyroi bashkatdhetarët e tij të hiqnin gjithashtu emrat e krishterë, nën një politikë të rreptë  “autenticiteti”.

Ai gjithashtu ndryshoi emrin e vendit të tij nga Republika e Kongos në Zaire në vitin 1971. (Për ironi, Zaire ishte emri portugez i lumit Kongo, që rrjedh nga fjala Kikongo.)

Pasi sundimi i tij katastrofik përfundoi në 1997, vendi u bë i njohur si Republika Demokratike e Kongos. Vendet e tjera janë motivuar nga përdorimi konciz dhe i saktë i fjalëve në të shkruar ose në të folur.

Republika Çeke ka një formë të shkurtuar të fjalës, Česko, në çekisht, dhe kështu u ka kërkuar vendeve të tjera të përdorin një ekuivalent në anglisht, Çekinë, por pa sukses, raporton abcnews.al.

Bjellorusia njihej si Belorussia (Rusia e Bardhë) kur ishte Republikë Sovjetike, por pas pavarësisë zgjodhi  një emër më të shkurtër duke u kthyer në Rusinë e Kyivanit, një proto-shtet nga i cili doli si ajo ashtu edhe Rusia.

Diku tjetër në Europë, Maqedonia e Veriut ishte dikur “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” ose FYROM. Ajo ndryshoi emrin në Maqedonia e Veriut për të zgjidhur një konflit të gjatë me Greqinë, e cila këmbënguli se përdorimi i emrit Maqedoni nënkuptonte një pretendim mbi territorin nga rajoni grek me të njëjtin emër, raporton abcnews.al.

Përplasja mes vendeve varionte nga fyerjet dhe riemërtimet e aeroportit deri te çështjet më serioze. Greqia bllokoi anëtarësimin e fqinjit të saj në NATO për shkak të mosmarrëveshjes. Nëse ka një arsye kryesore për të gjitha këto, është se vendet dhe udhëheqësit e tyre duan të kenë kontroll mbi historitë kombëtare.

Kjo nuk funksionon gjithmonë. Njerëzit ka të ngjarë të përdorin emrin e vjetër për një periudhë, të paktën privatisht. Presidenti i “Türkiye”, Rexhep Tajip Erdogan gjithnjë e më autokratik, dëshiron që të tjerët ta shohin vendin e tij ashtu siç e sheh ai.

Erdogan gëzon kompetenca praktikisht të pakontrolluara. Por ai gjithashtu kërkon të luftojë për të kontrolluar gjuhën angleze.

/abcnews.al