Nga tregtia e bananeve tek hidrosanitaret, çfarë shisnin kompanitë tek Icneneratorët, si u “përpinë” 189 milion dollarë

schedule13:22 - 4 Korrik, 2022

schedule 13:22 - 4 Korrik, 2022

24 kompani që kanë bashkëpunuar me Inceneratorin e Tiranës, duke përfituar 189 milion dollarë. Denoncimi ka ardhur sot nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila ka zbuluar siç i quan ajo fakte të reja për çështjen e inceneratorëve. Duke publikuar me emra dhe me figurë pronarët dhe kompanitë, Kryemadhi shtoi se zbulimet e reja do t’i dorëzojë në SPAK.

“Jam këtu për të ndihmuar SPAK. Kam bërë gati dokumente të reja që ndihmon SPAK për aferën e Inceneratorëve. Është rasti flagrant ku qeveria është kapur me presh në dorë. Po të shikosh, në Inceneratorin e Tiranës nuk ka asnjë lloj investime. Klodian Zoto, koncesionari thuhet se ka bërë investim, por nuk është bërë. Në dhjetor të 2021 ne kemi shtuar kallëzimit tonë efazionin fiskal të Klodian Zotos” tha Kryemadhi.

Sipas saj bëhet fjalë për një evazion fiskal prej 30 milion dollarëve fiktivë, të kryer nga Klodian Zoto, njeriu më i kërkuar për aferën e Inceneratorëve. Duke zbuluar edhe skemën e përdorur prej këtyre kompanive, Kryemadhi shton se ata blinin fruta dhe shisnin inerte në mënyrë fiktive.

“Janë 24 kompani që kanë bërë bashkëpunim financiar, dhe është 189 milionë dollarë. Duket si punë e ndershme. Por do i shpjegojmë. Tek Kompania Am co&co. Kjo kompani ka produkte fruta ushqime dhe uji i pijshëm dhe ka 18 milion euro blerje. Por kur vijmë në shitje në 718 fatura. Do ia dorëzojmë SPAK. Frutat janë shkëmbyer në Inerte”, ka thënë ndër të tjera Kryemadhi.

Si shembull, Kryemadhi solli edhe rastin e një çifti 35-vjeçarësh të cilëve u janë shitur biznese prej një shumë 30 milionë dollarë. Bëhet fjalë për dy të moshuar, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse.

“I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

Por ku shkuan 189 milionë dollarë, që këto kompani akuzohet se i kanë përfituar në mënyrë fiktive?

Kryemadhi ka sjellë një shembull konkret të një kompanie që importon fruta “Exotic Frutis”. Sipas Kryemadhit rezulton që kjo kompani edhe pse tregëton banane dhe fruta të tjera, nuk ka shitur në treg dhe tek kompani të tjera më të vogla, por tek Inceneratorët.

“Exotis Fruits. Importon fruta. Blen banane. Por kur blen banane, këtë do shesësh. Por tek faturat e shitjeve, ai nuk ka shitur tek kompanitë e tjera banane. Por ka shitur 9 milion dollar tek Inceneratorët. Nuk e di që Inceneratorët kanë mensë, për të ushqyer qytetarët. 19 milion euro janë të Inceneratorëve. 6 milion i janë shitur prapë me fatura fiktive. Analizën Financiare do e çojmë ne SPAK të zbardhur” tha Kryemadhi.

Sikur të mos mjaftonin faturat fiktive, Kryemadhi denoncoi kompanitë se po përfitojnë edhe nga rimbursimi i TVSH.

Nga skema korruptive e denoncuar rezulton se janë 9 kompani që janë lidhur bashkë të drejtuara nga Familjet Ymeri, Murati dhe Frangaj. Të gjitha këto kompani kanë një të përbashkët, që pasi e kanë kryer evazionin fiskal, kompanitë fiktive shiteshin tek persona të tjerë.

Le të marrim në shqyrtim kompaninë ELVIS-03 GROUP që ka marrë 1,717,116,694 lekë. Kjo Kompani ka si aktivitet “Perpunim fraksionim inerte. Tregtim me shumice dhe me pakice, import eksport te artikujve te ndryshem industriale, ushqimore, elektroshtepiake, konfeksione, kozmetike. Tregtim dhe shitje produktesh artizanati, kimike, tekstile, artikuj plastik, xhama..”. Ende nuk dihet se cila ishte detyra e e kësaj kompanie tek Inceneratorët dhe se çfarë ka shitur për të marrë këtë shumë kaq të madhe.

Po ashtu në biznesin tjetër me pronar të njëjtë ELVIS-COO Objekti i Aktivitetit: Perpunim fraksionim inerte, tregti me shumice dhe pakice, Import eksport, te artikujve te ndryshëm industrial, ushqimore, elektroshtepiake, konfeksione, kozmetike. Tregtim dhe shitje produktesh artizanati, kimike, tekstile, artikuj plastike, xhama.

Edhe biznesi i tretë i kësaj familje ELVIS – 03, kjo kompani ka të njëjtin aktivitet.

Ndërkohë 3 Kompani të tjera janë të lidhur bashkë dhe drejtohen nga Familja e Vëllezërve Sheshi. Këto tre kompani akuzohen se kanë kryer 1,152,118,601 lekë evazion fiskal.

Kompania 1 – Emri i Subjektit: LELI – 17 Objekti i Aktivitetit: Import mallra te ndryshme dhe lende te para. Tregtim me shumice e pakice dhe import eksport: mallra industriale, ushqimore, lende te para, pije, veshmbathje e konfeksione, hidro-sanitare, hidraulike, elektrike, kanceleri per zyra e shkolla, orendi sh…

Kompania 2- Emri i Subjektit: BEST SERVICES Objekti i Aktivitetit: Import mallra te ndryshme dhe lende te para. Tregtim me shumice e pakice dhe import eksport: mallra industriale, ushqimore, lende te para, pije, veshmbathje e konfeksione, hidro-sanitare, hidraulike, elektrike, kanceleri per zyra e shkolla, orendi sht…

3 Kompani të tjera që janë të drejtuara nga Familja Perlala, akuzohen se kanë kryer evazion fiskal prej 4,268,065,608 lekë.

Po ashtu 3 kompani të tjera të denoncuara drejtohen nga një person i vetëm, Regan Merdani i cili thuhet se ka përfituar nëpërmjet evazionit fiskal 1,206,039,076 lekë.

Edhe një herë LSI, akuzon Klodian Zoton se ka kryer evazion fiskal përmes operacioneve fiktive financiare dhe përvetësim të paligjshëm të TVSH-së, me firmat e hapura qëllimisht për këto shkelje si më poshtë:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!