Nga Totti te Terry e Puyol: Postimi i Paolo Maldinit çon legjendat peshë

schedule20:13 - 13 Shtator, 2020

schedule 20:13 - 13 Shtator, 2020

Paolo Maldini është një emër shumë i madh i Milanit, futbollit italian dhe atij botëror. Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i kuqezinjve, e zhvilloi gjithë karrierën e tij në Milanon kuqezi, teksa të shumta ishin trofetë e fituara me ekipin e famshëm italian.

Mbi të gjitha 5 Champions League, kompeticion ku numëron 8 finale të zhvilluara! Në gushtin e vitit 2018 u rikthye si drejtues në klubin e jetës, teksa prej qershorit të vitit të kaluar mban postin e drejtorit teknik të Milanit.

Së fundmi ka postuar në rrjetet sociale dy foto me fanellën e dytë të Milanit. “Faleminderit Milan. Është gjithmonë një emocion i madh të veshësh këtë fanellë. Nëse mbyll sytë, në mendjen time kalojnë të gjitha imazhet e finaleve të luajtura nëpër botë, finale që e kanë kthyer klubin tonë unik“, shkruan Maldini.

https://www.instagram.com/p/CFE0p97iTsc/?utm_source=ig_web_copy_link

Të shumta komentet për legjendën dhe idhullin e shumë gjeneratave. Francesco Totti, shoku i tij në kombëtare e kaltër, ka përfituar të bëjë një batutë. “Ke vendosur t’ia nisësh nga fillimi kapiten?“, shkruan ish-kapiteni i përjetshëm i Romës.

Legjendë“, i shkruan John Terry, ndërsa “kapiten i madh” është komenti i Roberto Carlos. Vlerësim të madh shprehin edhe emra si Rivaldo apo Carles Puyol, ndërsa Medhi Benatia komenton: “Mund të luash akoma kapiten. Një fenomen i vërtetë. Faleminderit që më bërë të dashuroj rolin e mbrojtësit“, thekson qendërmbrojtësi maroken. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!