Lautaro Martinez, N’Golo Cante dhe Sandro Tonali janë tre futbollistë për të cilët është folur shumë. I pari si objektiv i Barcelonës, kurse dy të tjerët si dëshira të Interit në merkato. Për t’i dhënë fund dilemave ka menduar Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit.
Fillimisht ai ka folu për mesfushorin francez të Chelsea: “ Nuk kemi nisur në asnjë moment të bëjmë diçka për transferimin e Kante nga Chelsea. Nuk ka asnjë shans, ai nuk është një objektiv i yni”. Më pas ai flet edhe për Tonalin, i cili pritet të zyrtarizohet te Milani.
“Në këtë moment Interi nuk është në gjendje të bëjë një investim si ai për Tonali. Ai nuk është një prioritet për ne, pasi na kthehet edhe Nainggolan mbrapsht. Për momentin kemi vështirësi në shitjen e atyre lojtarëve që nuk konsiderohen të rëndësishëm në projekt”, shtoi Ausilio.
Në fund ai vendos pikat mbi “i” edhe në lidhje me sulmuesin argjentinast, Lautaro Martinez. “Kurrë nuk kemi pasur bisedime zyrtare me Barcelonën për Lautaro Martinez. Ditën pasi i skadoi klauzola e largimit, ne e kemi konsideruar atë jashtë merkatoje. Çdo diskutim mbyllet këtu”, mbylli Ausilio për “Sky Sport”. /abcnews.al