Nga temperaturat e larta që arrinin deri në 30 gradë Celsius, Zagrebi është “zgjuar” me një mot të ftohtë dhe “e mbuluar” nga bora.
Reshje të mëdha dëborë kanë rënë në pjesët malore të Sllovenisë. Gjithashtu sipas mediave kroate bora ka përfshirë edhe zonën e Roglas.
Sipas meteorologëve bora do të vijojë të jetë prezente edhe gjatë pasdites në pjesët e tjera malore të Kroacisë, ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshjet lokale gjatë gjithë ditës.
/abcnews.al/