Situata e ndodhur kohët e fundit me tenistin serb, Novak Djokovic, ka marrë vëmendjen kryesore të mediave në të gjithë botën.
Mos vaksinimi i tij ishte, dhe thyerja e karantinës ishin dy nga arsyet e ndalimit të tenistit të njohur në Australi, ku për disa ditë përjetoi izolimin, teksa vetë tenisti nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të.
Apelimi i tij në gjykatë dhe me pas lejimi i tij për të hyrë në territorin austriak ishte një tjetër pjesë “e historisë” së kësaj ngjarjeje.
Djokovic pas vendimit të drejtësisë që ai u lejua të merrte pjesë në “Australian Open”, filloi stërvitjen për këtë turne.
Ndodhitë nuk kanë fund dhe një tjetër vendim për falsifikim dokumentash, për rezultatet e Covid-19, bëri që tenisti serb të ndalohej sërish.
Në pritje të një vendimi tjetër se çfarë do të ndodhë me tenistin e njohur, nëpër media të huaja po flitet për një film kushtuar Djokovic që pritet të dalë në Netflix.
Pikërisht një vit më parë gjatë Australian Open, numri 1 i botës Novak Gjokovic njoftoi fillimin e xhirimit të një dokumentari të fokusuar në rekordin historik për numrin më të madh të javëve të kaluara në krye të renditjes ATP. Filmi artistik që fillimisht ishte menduar të dilte në gusht gjatë US Open – dhe më pas u shty për fillimin e 2022, ku akoma ka marrë “dritën jeshile”.
Arsyet e mundshme përfshijnë vazhdimësinë e një sërë ngjarjesh fatkeqe, si përpjekja e dështuar për të fituar medaljen e artë në Tokio 2020 dhe Grand Slam si dhe situata mediatike në të cilën është përfshirë aktualisht serb, ende e varur nga një fije në pritje të masave zyrtare pak ditë para fillimit të Grand Slam-it të parë të sezonit.
“Telenovela që prej një jave luan Djokoviç dhe qeveria australiane do të dalë ndërkohë në ekrane të tjera: ato të Netflix. Gjigandi i transmetimit në fakt ka njoftuar – në përputhje me katër turnetë Slam, Atp dhe ËTA – publikimin e një serie dokumentesh që do të ndjekë zhvillimin e turneut për të gjithë rrjedhën e vitit 2022. Dokumentarët do të prodhohen nga “Box to Box Films ” , e cila trajtoi krijimin e “Formula 1: Drive to Survive”, një serial jashtëzakonisht i suksesshëm i fokusuar në sfondin e botës së Formula 1. Ekuipazhi i Netflix do të ndjekë lojtarët e tenisit për të gjithë sezonin dhe do të ketë akses ekskluziv në të gjitha prapaskenat me dhomat e zhveshjes, zonat e trajtimit dhe zonat e ndenjjes.
Në të njëjtën javë, PGA Tour zyrtarizoi gjithashtu partneritetin e tij me Netflix për një serial që do të shfaqë botën e golfit dhe të gjitha organet qeverisëse që kanë të bëjnë me ngjarjet kryesore. Prandaj do të jetë gjithashtu e mundur në këtë rast të njihen sekretet dhe historitë e disa prej lojtarëve më të mirë përreth. Ndër pjesëmarrësit emra të mëdhenj, si: Collin Morikaëa, Dustin Johnson, Xander Schauffele, Justin Thomas, Abraham Ancer, Tommy Fleetwood, Brooks Koepka dhe Sergio Garcia”, raportohet nga “Gazzeta dello Sport”.
Coming soon… A @netflix docuseries ?@AustralianOpen @rolandgarros @Wimbledon @usopen @WTA
— ATP Tour (@atptour) January 14, 2022
/f.a/abcnews.al