Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga sot Maqedonia e Veriut me masa të reja për Covid, restorantet mbyllen në orën 18:00

schedule09:36 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 09:36 - 18 Dhjetor, 2020

Nga dita e sotme në Maqedoninë e Veriut do të fillojë zbatimi i masave të reja për COVID-19, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive të miratuara nga Qeveria.

Me masat të cilat do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i objekteve të hotelerive dhe gastronomike do të jetë deri në orën 18:00.

Gjithashtu ndalohet edhe organizimi festave të ndryshme në prag të fund-vitit si edhe grumbullimi i personave.

Këto masa sipas autoriteteve shëndetësore kanë për qëllim që të shmangin rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19, në prag të festave të fund-vitit.

Masat në fjalë ndalojnë edhe organizime për pritjen e Vitit të Ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga personat fizik dhe juridik.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!