Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nga sonte transporti publik në Shkup do të jetë falas, masa kundër ndotjes së ajrit

schedule18:57 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 18:57 - 27 Dhjetor, 2021

Duke filluar prej sot nga ora 18:00, Qyteti i Shkupit ka vendosur si masë kundër ndotjes së ajarit, udhëtimi urban në qytet të jetë falas. Kështu, qytetarët e kryeqytetit deri në një vendim të dytë, këto ditë mund të lenë makinat e tyre në shtëpi dhe të shfrytëzojnë shërbimin urban falas të NQP-së. Masa të tjera kundër ndotjes së ajrit që ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit janë si më poshtë:

– Inspektimi i përforcuar kundër ndotjes së ajrit
– Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit
– Kontrolli intensiv i kantiereve, automjetet që dalin nga kantieret  e ndërtimit 
– Larja e shpeshtë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit
– Anulimi / shtyrja e tubimeve publike, ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve kulturore në natyrë
– Stufat me dru të përdoren dhe mirëmbahen, pastrimi i rregullt i oxhaqeve 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!