“Nga simptomat e Covid-19, më kanë mbetur malli dhe dhimbja”, gazetari: Nuk do të testohem!

schedule13:42 - 13 Korrik, 2020

schedule 13:42 - 13 Korrik, 2020

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala përmes një statusi  në facebook ka njoftuar se  do të nisë jetën jashtë shtëpisë së tij ku ishte izoluar prej më shumë se dy javësh, që kur pati simptomat e para të Covid-19, dhe doli se ishte infektuar pas kryerjes së tamponit.

Ai ka deklaruar se nuk do të bëjë test për të parë nëse është apo jo negativ tashmë, sepse numri i personave që kanë nevojë për të ditur nëse janë infektuar, është shumë i madh.

Pak ditë më parë gazetari humbi babain, i cili ishte infektuar gjithashtu nga koronavirusi.

Postimi: 

“Kane kaluar 21 dite prej dites kur i kam pase simptomet e para te COVID’it dhe 19 dite prej kur kam dale pozitiv ne test. Cdokush qe eshte test pas kaq kohesh ka dale negativ, posacerisht nese nuk ke simptome ne tre – kater ditet e fundit.

Nuk e kam ndermend me shku me e harxhu edhe nje test, vec per me e konfirnu qe jam negativ, sepse numri i atyre qe kane nevoje me e dite nese jane infektu eshte teper i madh. Prej krejt simptomeve te COVID’it, tash me ka mbetur dhimbja dhe malli.

Na, pjesa e mbetur e familjes, jemi shnosh e mire. Tash ka mundesi qe me shihni ne qytet, sepse kam mbete ngujut qe 1 shekull. E kuptoj secilin prej jush qe edhe me tutje deshiron me e mbajte distancen sociale (me te madhe se sa e parashohin rregullat) me mu. Edhe une do te kujdesem me e mbajte me ju, ne menyre qe mos me ju ngushtu.

Life must go on, ose sic ka thane Freddy Mercury show must go on.

/abcnews.al