Nga shtetësia te ndarja e Shqipërisë në 4 rajone, Kuvendi i rrëzon Metës tre dekrete

schedule15:22 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:22 - 24 Shtator, 2020

Kuvendi ka rrëzuar në seancën e sotme parlamentare tre dekrete për kthim të Presidentit Ilir Meta.

Me shumicë votash, Kuvendi nuk miratoi dekretet teksa bëhet fjalë për ligjet për shtetësinë, pronat e paluajtshme dhe zhvillim rajonal dhe kohezion që e ndan Shqipërinë në 4 rajone zhvillimore.

Por është miratuar dekreti për shkarkimin e Besa Shahinit ndërsa, Evis Kushi është miratuar nga Kuvendi si Ministre e re e Arsimit me 104 vota pro. /abcnews.al/