Nga shkëputja prej politikës te videot humoristike, Florjan Binaj tregon në “ABC e Mëngjesit” projektet për të ardhmen

schedule12:26 - 18 Shtator, 2024

schedule 12:26 - 18 Shtator, 2024

Florjan Binaj, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, foli për aktivitetet e tij, bashkëpunimet dhe projektet për të ardhmen.

Ai tregoi se po punon paralelisht me disa projekte, duke nisur nga televizioni apo edhe shfaqje teatri.

“Është një këndvështrim i imi se si mund të ketë qenë ky censusi. Duke qenë se kam pasur të afërm që më kanë rrëfyer shumë histori, nga këto ngacmime mendova pse të mos bëj një cikël se çfarë kë ndodhur me censusin. Ka një qenë një proces dashamirës, por ka pasur disa pyetje të çuditshme…Të gjithë ne kemi miq që janë jashtë shtetit, apo miq që kanë mbetur pa punë dhe kjo është një pasqyrë për të gjitha… Prej një viti ka hapur një kanal në yotube, videot i bëj vetë, i montoj vet…Është një sipërmarrje e madhe, por gjithsesi është një lloj kontakti me publikun që dikur e kam pasur… Çdo punë e mirë do kujdes dhe do të japë frytet e tyre…”, u shpreh ai.

Gjatë kësaj interviste, Binaj komentoi edhe përfshirjen e tij në politikë, përkatësisht me aktivitetin e fundit

“Unë angazhohem sepse është një thirrje e brendshme që besoj i vjen çdokujt. Për t’i dhënë vëmendje diçkaje që për kohën ka rëndësi. Unë besoj që deri tani ka bërë zgjedhje të duhuara. Por për aktivitetet e fundit politike, unë mund të them që ndjen që jam më i vyer në art dhe nuk ka pse të harxhoj kohë për politikë. Dhe kam kuptuar që njerëzit presin t’i bëjnë të tjerët betejat, fitoret dhe pastaj ta ndajmë tortën me ata që s’kanë dhënë kontribut. Kur u krijua si organizatë u krijua pas shumë protestash. Dhe menduam se si zëra të veçuar nuk jemi të fortë, dhe në momentin që shkuam për qytete t’u shpjegonin që çfarë do të thotë të kesh fuqinë e referendumit apo gjëra të tjera…njerëzit nuk donin më të na shihnin si organizatë por si parti politike. Por unë nuk mund t’i përmbush do të gjitha…s’mund të jem dot edhe një burrë në shpi, edhe një baba edhe një artist dhe duhen bërë ca zgjedhje. Dhe zgjedhja ishte që duhet lënë diçka. Dhe është thjesht çështje që të gjithë i kemi kufijtë në vende të ndryshme…

Enkel Demi: Pas pak kohësh janë zgjedhjet dhe t’i do të votosh këtë organizatë?

Binaj: T’i këtë votosh?

Enkel Demi: Unë partinë e gruas

Binaj: Unë besoj që vota është e fshehtë…por aty ka një kod dhe mund ta marrin vesh. Por besoj se 34 vite kanë qenë të mjaftueshme për të gjitha partitë politike.

Florjan Binaj foli edhe për emisionin “Piranjat” duke u shprehur se është një grup i organizuar dhe se do të sjellë tema të forta pasi realiteti shqiptar shumëplagësh siç u shpreh ai, – ofron të gjitha llojet e mundësitë për t’u trajtuar.

/abcnews.al/