Nga selia e PD, Baçi: Plani për sot, 8 janari takim miqësor. Ç’ndodh nëse Basha s’largohet?

schedule13:03 - 5 Janar, 2022

schedule 13:03 - 5 Janar, 2022

Nga selia blu, deputeti Luan Baçi tha se bashkë me mbështetësit e tjerë të ish-kryeminstrit Sali Berisha shkuan sot në ambientet e PD për të zhvilluar një takim, por duke qenë se gjetën dyert të mbyllura, ishte e pamundur. Në një prononcim për gazetarin e Abc Juxhin Mustafaraj, Baçi tha dyert e selisë ishin të mbyllura jo se po kryheshin punime, por sipas tij për të krijuar idenë se po krijohet dhunë në PD.

“S’duhet të merremi me këto afatet e ultimatumet. Sot erdhëm për të bërë një takim lart te PD. I gjetëm zyrat mbyllur, megjithëse kishim një informacion sepse edhe tabaku i kishte gjetur mbyllur. Se po lyhet e riparohet këto janë justifikime për të krijuar idenë se po përdoret dhunë te PD. S’po përdoret dhunë te PD jemi anëtarë të një subjekti parlamentar”.

Lexo edhe: Skadon “afati” për Bashën, grupi i Berishës mbërrin në selinë e PD, dyert të “blinduara”

I pyetur se çfarë do të ndodhë më 8 janar ditën e protesta së thirrur nga berisha në oborrin e selisë së PD-së, Baçi u shpreh se do të jetë takim miqësor, duke mos e konsideruar as protestë.

 “8 janari është takim miqësor, do ja hiqja edhe fjalën protestë, takim miqësor i demokratëve në shtëpisë e saj. S’vjen njeri për të nxjerrë Bashën nga zyrat por për të vazhduar punën në selinë e PD. Basha është i shkarkuar nga Kuvendi është ratifikuar ky vendim dhe si i tillë Bashën do ta ftoja t’i bashkohej anëtarëve të PD me 8 janar, të vazhdojnë punën duke organizuar PD në bazë të vendimeve të Kuvendit”.

Nëse Basha nuk largohet nga selia, Baçi tha se nuk do të ketë dhunë.

“S’ka nevojë ti bindet Basha s’ka nevojë, selia është këtu demokratët kët, Basha të bashkohet me demokratët, është shumica, s’ka përplasje, s’ka dy grupime sepse Basha s’ka mbështetës”. be.k/abcnews.al